Dy punonjës të një agjencie doganore private janë proceduar penalisht nga policia e Durrësit pasi akuzohen për “Shpërdorim detyre” dhe “Mashtrim”.

Nga burimet zyrtare mësohet se dy të porceduarit i kishin kërkuar një 35-vjeçari të paguante një shumë parash në bankë, për t’i bërë zhdoganimin e mjetit, por nuk e kanë zhdoganuar.

“Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës proceduan penalisht, për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Mashtrimi”, shtetasit I. D., 36 vjeçe, banuese në Durrës dhe A. S., 58 vjeç, banues në Tiranë, punonjës në një agjenci doganore private, pasi i kanë kërkuar shtetasit D. G., 35 vjeç, të paguante një shumë parash në bankë, për t’i bërë zhdoganimin e mjetit, por nuk e kanë zhdoganuar, edhe pse pronari i mjetit i kishte paguar paratë.”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.