Një automjet i policisë së Durrësit është përplasur me një kamion në lagjen nr.18 të qytetit bregdetar.

Siç duket nga fotot që po publikon DurrësLajm, fatmirësisht përplasja ka qenë e lehtë dhe ka vetëm dëme materiale.

Nga burime të policisë, DurrësLajm mëson se automjeti është dëmtuar në pjesën e përparme, ndërkohë që efektivët nuk janë lënduar.

Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe sipas të njëjtave burime është marrë masë administrative për shkaktarin e aksidentit.

Brenda dy javësh, ky është aksidenti i dytë në Durrës ku mbesin të përfshirë efektivë të policisë.

Në datë 30 prill, një motor i policisë, ndërsa po shkonte në vendngjarjen e një plagosjeje u përplas nga një automjet dhe efektivët mbetën të plagosur, ndërsa u shoqërua drejtuesi i mjetit.