Një 17-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë pasditen e sotme. Ngjarja ka ndodhur në Sukth dhe i lënduar ka mbetur adoleshenti Elvin Zira.

17-vjeçari është transportuar me urgjencë në spital, ku po i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale, ndërsa policia njofton se është në ndjekje të autorit.

Durrës/Informacion paraprak 

Më datë 22.09.2020, rreth orës 15:30, në Sukth, pas një konflikti të çastit, është goditur me mjet prerës (thikë), shtetasi E.Z.,17 vjeç, i cili është dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve.

Autori i dyshuar i ngjarjes dyshohet se është shtetasi M.I., dhe shërbimet e Policisë janë  vënë në ndjeke  të tijë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.