Mesditën e sotme është gjetur i vetëvarur një 48 vjeçar nga lagja Nr.15, në Kallm.

Nga të dhënat paraprake nuk janë evidentuar shenja dhune.

Ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Njoftimi i plotë:

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 10.05.2021, rreth orës 12:30, në lagjen Nr.15, në “Kallm”, është gjetur i vetëvarur​ në pemë, pa shenja jete shtetasi P.D., 48 vjeç.

Nga kqyrja paraprake nuk evidentohen shenja dhune. 

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.