Dy shqiptarë kapen me kokainë me vlerë 20 mijë euro

14/10/2019 - 17:51

Ditën e djeshme. dy shqiptarë ranë në prangat e policisë italiane, nën akuzën e trafikimit të drogës.

Mediet fqinje shkruajnë se arrestimi i tyre u bë në kuadër të një operacioni antidrogë në zonë e Perugias, ku u sekuestrua drogë me vlerë rreth 20 mijë euro.

Njëri prej shqiptarëve emri i të cilit nuk është bërë i ditur, i lindur në 1993 u arrestua pas një kontrolli të ushtruar nga policia në makinën e tij. Shqiptari u kap në flagrancë duke shitur kokainë. Menjëherë u kryen kontrolle në automjetin dhe në shtëpi, ku në përfundim u gjetën dhe sekuestruan: kokainë e paketuar në qese të vogla, gjithsej 183 gram; një peshore; 4 mijë e 292 euro, që konsiderohen të ardhura nga veprimtaria e paligjshme; 2 telefona celularë; materiale të ndryshme për prerjen dhe paketimin e lëndës narkotike.

Po në të njëjtën ditë policia italiane arrestoi edhe një tjetër shqiptar.

Shqiptari i lindur në 1982 u tha se ishte ndaluar për qëllime të trafikut të drogës. Pas një kontrolli ushtruar në makinën e tij, u gjetën dhe sekuestruan 21 pako që përmbanin rreth 10  gram kokainë secila. Gjithashtu u gjetën edhe 305 euro që konsiderohen të ardhura të veprimtarisë së paligjshme.

Dy të arrestuarit u mbajtën në komisariatin e Perugias dhe pas zhvillimit të seancës së parë u urdhërua dërgimi në burg i shqiptarëve. Ata janë në pritje të dënimit. Mediet italiane shkruajnë se vlera e kokainës së sekuestruar e tejkalon 20 mijë euro.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një 20-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi qëlloi me armë zjarri në drejtim të mjetit të xhaxhait të tij.

Policia greke ka asgjësuar një grup kriminal që trafikonte sasi të mëdha droge dhe ka sekuestruar më shumë se gjysmë ton kanabis.

Dy shqiptarë janë kapur me 8 kilogramë kokainë në qytetin e Parmës në Itali, dhe ndaj tyre rëndon akuza e trafikut të drogës. 

Policia ka arrestuar një 62-vjeçar të shpallur në kërkim në pikën kufitare të Muriqanit.

Specialistët për hetimin e trafiqeve të paligjshme në Kukës arrestuan në flagrancë shtetasit B.D., 29 vjeç, banues në Tiranë dhe M.

Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në fshatin Drenie, të Patosit ku një 39-vjeçar ka humbur jetën.

Gazetarja Klodiana Lala zbulon sesi një grup kriminal ka vjedhur brenda një nate makinën e një gjyqtari, e ka përdorur atë në një ngjarje

Policia e Dibrës në vijim të punës për zbardhjen e ngjarjeve të ndodhura më parë, ka vijuar kontrollet e pandërprera për kapjen e autorëv

Prokuroria ka vendosur t’i kthejë Kejvina Kthellës celularin, një ditë pas kërkesës së saj në Gjykatën e Krimeve të Rënda.