Policia e Shtetit ka reaguar në lidhje me ngjarjen e ndodhur dje në qytetin univeristar të Poitiers në Francë, ku u përfol se të plagosurit apo viktimat siç është raportuar në disa media ishin shqiptarë.

Policia shqiptare, pas verifikimit me instancat e sigurisë në Francë sqaron se ngjarja është reale, por dy viktimat në Francë nuk janë shtetas shqiptarë.

NJOFTIMI I PLOTË
Ditën e djeshme, e mërkurë 20 tetor 2017, disa media shqiptare shpërndanë lajmin e publikuar fillimisht nga disa gazeta franceze, lidhur me një “sherr për larje hesapesh me viktima shqiptarë”, ndodhur në mëngjes mes të rinjsh në qytetin e Poitiers, në departamentin e Viennes-France.

Lajmi origjinal mban titullin “Poitiers: bagarre au couteau en pleine rue, deux Albanais blessés, deux Nord-Africans interpellés”.

Pas verifikimit me instancat e sigurisë në Francë sqarojmë se:

Ngjarja është reale, por lajmi është i pasaktë.

Dy viktimat në Francë nuk janë shtetas shqiptarë.