Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në burgun “313”, ku një i burgosur 43-vjeçar i ka dhënë fund jetës, duke u vetëvaruar.

Mësohet se viktima është Bilbil Hasani, nga Kukësi, me banim në Kamëz. 43-vjeçari është vetëvarur me çarçaf në banjën e qelisë, ndërsa kanë qenë gardianët, që kanë parë trupin e tij të pajetë.

Bilbil Hasani ishte arrestuar në vitin 2019 për veprën penale të “Vjedhjes”.