Dy episode dhune janë regjistruar në një familje në zonën e Sallmones, Shijak. Një rrahje ka provokuar një tjetër rrahje, duke krijuar një situatë plot tension brenda katër mureve të shtëpisë së familjes në fjalë.

64-vjeçari R.L. ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj vajzës së tij 21-vjeçare A.L. duke e detyruar këtë të fundit t’i drejtohet komisariatit të policisë për ndihmë.

Por rrahja e motrës, ka nxitur reagimin e vëllait të vajzës së re. Kur ka parë motrën të dhunuar, vëllai i saj nuk është përmbajtur dhe ka goditur me grusht të atin.

Ndërsa për 21-vjeçaren policia ka plotësuar kërkesë padinë për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes, për vëllanë e saj ka nisur procedimin penal pas dhunës së ushtruar ndaj të atit.