Dy persona kanë mbetur të plagosur teksa po peshkonin me lëndë plasëse në Sarandë.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lumin e Bistricës, pranë kanalit të Cukës, ku Ilirjan Llanaj, 46 vjeç dhe Manthjo Gunella 59 vjeç, po peshkonin me dinamit artizanal.

Dy të plagosurit janë transportuar menjëherë drejt spitali ku po marrin trajtimin e nevojshëm mjekësor dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.