Një sherr mes dy të rinjve është regjistruar në Berat, ky si pasojë ka mbetur i plagosur rëndë një prej tyre.

News 24 raporton se 17-vjeçari, Ervis Haxhillari është plagosur me thikë nga Klajdi Qëndro dhe gjendja e tij paraqitet e rëndë.

Nuk dihet ende shkaku i ngjarjes së rëndë, por dyshimet paraprake mbeten për motive të dobëta.