Tragjedi në një familje shqiptare në Itali, ku një 35-vjeçar është gjetur i vdekur nga bashkëshortja brenda garazhit të shtëpisë së tyre.

Mediat italiane shkruajnë se viktima është identifikuar si Luçiano Kollaku, ndërsa ngjarja u regjistrua sot rreth orës 03:15 në Romë.

Ka qenë bashkëshortja e Kollakut ajo që ka lajmëruar policinë, pasi bashkëshorti ishte mbyllur në garazh, kishte mbyllur derën nga brenda dhe nuk i përgjigjej thirrjeve të saj për të dalë nga aty.

Pasi hapën derën me forcë, policia gjeti të shtrirë në tokë dhe të pajetë 35-vjeçarin. Nuk dihet ende arsyeja e vdekjes së tij, por paraprakisht dyshohet se e ka shkaktuar një mbidozë droge, pasi pranë trupit u gjetën edhe dy shiringa.