Një person humbi jetën mbrëmjen e sotme në mënyrë tragjike në aksin Milot-Thumanë, ndërsa motori me të cilin lëvizte u godit nga një automjet.

Viktima e këtij aksidenti mësohet se është shtetasi Pjetër Përkeqi. Nga hetimet e para raportohet se viktima është përplasur me motorin e tij me një automjeti, që drejtohej nga shtetasi A.A.

“Më datë 19.01.2021, në orën 19:20, tek kryqëzimi i Mamurrasit, shtetasi P. P., duke drejtuar një motoçikletë është përplasur me një mjet me drejtues shtetasin A. A., e për pasojë drejtuesi i motoçikletës shtetasi P. P., ka ndërruar jetë. Drejtuesi i mjetit shtetasi A. A., është shoqëruar në ambjentet e Policisë për veprime të mëtejshme”,- njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.