EMRI/ Kapet 30-vjeçari në kërkim, i dënuar me burg

01/06/2020 - 16:06

Njësia Speciale FAST ALBANIA ka finalizuar operacionin e koduar "Teleferiku".

Kapet dhe vihet në pranga një 30-vjeçar i kërkuar, i dënuar për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

NJOFTIMI I POLICISË

Mesditës e sotme, Njësia Speciale FAST ALBANIA, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative për lëvizjen e një personi të shpallur në kërkim, i cili qarkullonte me dokument të falsifikuar për t’iu shmangur identifikimit nga punonjësit e Policisë, ka organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Teleferiku".

Si rezultat i mirorganizmit, në vendin e quajtur "Rruga e Teleferikut" është bërë lokalizimi, kapja dhe arrestimi i shtetasit të shpallur në kërkim Julian Çela, 30 vjeç, banues në Tepelenë.

Ky shtetas ishte person i shpallur në kërkim, pasi në vitin 2015, Gjykata e Krimeve të Rënda Tiranë e ka dënuar me 7 vjet e 4 muaj burg, për veprën penale "Trafikimi i lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë".

Në momentin e kapjes, këtij shtetasi iu gjet një dokument i falsifikuar, me fotografinë e tij dhe të dhënat e vëllait të tij, me qëllim që t’i shmangej identifikimit nga ana e punonjësve të Policisë.

Njësia Speciale FAST ALBANIA ka grumbulluar shumë informacione për persona të shpallur në kërkim, të siguruara qoftë në rrugë operative, por edhe nga qytetarët, pas publikimit në media të personave të kërkuar.

Në bashkëpunim me Njësinë Speciale ENFAST dhe me agjencitë ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit, Njësia Speciale FAST ALBANIA po vijon punën për lokalizimin dhe kapjen e tyre.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Nje aksident me pasojë një të plagosur ka ndodhur këtë mesditë në autostradën Durrës-Tiranë.

Arrestohen 2 shtetas të shpallur në kërkim kombëtar nga blutë e Tiranës.

Një 32-vjeçar me precedent penal në fushën e narkotikëve, i cili qarkullonte me armë zjarri, është arrestuar nga policia e Tiranës.

Mëngjesin e sotëm, treni i linjës Durrës – Kashar, ka aksidentuar në afërsi të Domjes një mjet, duke e spostuar në kanal.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre t

Një person i shpallur në kërkim nga policia i cilësuar me rrezikshmëri të lartë shoqërore ka rënë sot në pranga.

  • Finalizohet me sukses operacioni i koduar "Periferia", për zbardhjen e vjedhjeve të banesave të ndodhura më parë.

Goditet në Greqi një bandë shqiptarësh që vidhnin skafe.

Policia e Sarandës njofton se një grua 69 vjeçe, me inicialet L.P, është gjetur pa shenja jete këtë mëngjes.

Është zbuluar identiteti i të riut që humbi jetën gjatë pasdites në qytetin e Përrenjasit, ndërsa u përplas nga një makinë.