Policia e Tiranës ka bërë me dije se është kapur një tjetër person i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Shtetasi Erlis Belba, 25-vjeç, lindur dhe banues Pogradec, është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma.

Autoritetet Gjyqësore Italiane, me urdhër-arresti me nr.OCCC 9307, datë më 12.12.2017, kanë caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, kryerjen e veprave penale “Anëtar i organizatës kriminale në vjedhjet me dhunë, marrja e sendeve të vjedhura, përdorimi i lëndve eksplozive”, të parashikuara nga Kodi Penal italian.