Një 53-vjeçar shqiptar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti rrugor mëngjesin e sotëm në aksin Moncalvo-Casale në Itali.

Mësohet se në aksident janë përfshirë dy automjete, një tip “Fiat Punto” dhe një “Audi”.

Goditja ka qenë fatale për shoferin e mjetit “Fiat Punto”, 53-vjeçarin shqiptar Telo Kurti i cili ka gjetur vdekjen në vend.

Kurti jetonte në Via Mazza në Ottiglio së bashku me bashkëshorten dhe dy fëmijët e tij të cilët kishin marrë nënshtetësinë italiane një javë më parë.