Është tërhequr nga porti i Shëngjinit jahti i biznesmenit turk, i cili u gjet i braktisur në det të hapur më 6 shtator të këtij viti, ndërsa nuk ka ende asnjë gjurmë nga kapiteni Sezgin Yavuz, i cili vijon të jetë i humbur

Jahti luksoz ka qëndruar në port i bllokuar me kërkesë të prokurorisë, e cila po kryen hetimet, ndërsa është marrë sot nga pronari, Nedim Akyuz, pas autorizimit të dhënë nga prokuroria dhe autoritet portuale.

Jahti  “Atik Bey” u gjet i braktisur në ujërat ndërkombëtar në Detin Adriatik, 12 milje larg bregdetit të Shëngjinit, me GPS te fikur, ndërsa gjatë kontrollit policia gjeti dokumentet e kapitenit Sezgin Yavuz, i cili vijon të jetë i humbur.