Në orët e vona të natës së mbrëmshme (e mërkurë), një episod dhune është regjistruar në lagjen nr.13, në zonën e plazhit në Durrës.

Rreth orës 23.30, 23-vjeçarja B.G. nga Durrësi është dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht nga shtetasi A.G. 49 vjeç, po nga Durrësi.

Policia nuk jep detaje të mëtejshme lidhur me shkakun e dhunimit të vajzës së re, por njofton se 49-vjeçari po ndiqet penalisht.

Episodi i dhunshëm regjistrohet në një kohë kur zona e plazhit është e populluar nga pushues dhe turistë të shumtë dhe në një orë kur ka shumë qarkullim nëpër rrugë, pasi një pjesë e madhe e pushuesve frekuentojnë në masë baret, restorantet dhe lokalet e natës të zonës turistike.