Një foshnjë tre muajshe ka ndërruar jetë ditën e sotme. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Librazhdit, ku bebja ka arritur i pajetë në spital, për shkaqe që ende nuk dihen.

Ndërkohë ekspertët mjeko-ligjorë kanë bërë me dije se po bëhet autopsia për të zbardhur shkaqet.

Mësohet se familja e viktimës ka pësuar një tjetër fatkeqësi, pasi ka humbur edhe një fëmijë tjetër më parë, i cili iu ka vdekur në një aksident automobilistik.