Kanë dalë të tjera detaje detaje rreth furgonit të kapur një natë më parë në doganën e Qafë Thanës, në të cilin ndodhej një sasi e madhe droge.

Burimet bëjnë me dije se furgoni i përkiste një biznesi rrobaqepësie, ndërsa thekson se dyshohet se janë shumë persona të implikuar në këtë trafik, duke shtuar se të dyshuarit mund të jenë nga Elbasani dhe Fieri.

Janë identifikuar disa persona të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës nga Shqipëria dhe policia është në operacion për arrestimin e tyre. Prej 16 orësh Policia e Shtetit nuk ka dhënë detaje rreth këtij operacioni që pritet të finalizohet me arrestime të bujshme.