Policia italiane ka arrestuar një 21-vjeçar shqiptar, pasi po tentonte të hynte në vend pas kthimit nga Shqipëria.

Gjatë vitit të kaluar, i riu kishte kaluar një sasi të madhe kokaine për klientët e shumtë në Parma. Ai përfundoi në pranga dhe është në burgun e Anconas.

Shqiptari, emri i të cilit nuk publikohet, u arrestua në shkurt të vitit 2017 në Parma, ku iu kap një dozë lëndë narkotike dhe u lirua me kusht, duke vendosur masën e ndalimit të qëndrimit në qytetin e Parmas.

Ai nuk e respektoi ndalimin dhe për gati një vit kaloi 1600 doza kokainë me një qarkullim prej 130 mijë eurosh, shkruajnë mediet italiane.