Polumbarët e RENEA-s kanë gjetur dy pistoleta në lumin Shkumbin. Ato janë gjetur gjatë aksionit të zhvilluar për gjetjen e thikës me të cilën Xhuljano Hoxha dhe Euglen Halili kishin ekzekutuar Regis Runajn.

Nuk dihet nëse dy pistoletat janë hedhur në këtë vend nga të njëjtet persona, për të humbur gjurmët. Dyshimet e para të policisë janë se ato janë përdorur në ngjarje kriminale, ndërkohë që vijojnë hetimet për të sqaruar dinamikën e plotë të saj.

Armët janë dërguar për ekzaminim në laboratorin shkencor në Tiranë për të parë nëse janë përdorur në ndonjë nga ngjarjet kriminale të ndodhura kohët e fundit në Elbasan.