Nje 23-vjeçar është gjetur i vdekur në një banesë të braktisur në lagjen “4 Heronjtë” në Vlorë.

Sipas policisë, i riu me inicialet E.D është gjetur i shtrirë dhe pa shenje jete, ndërkohë që në pjesën e barkut është vënë re një shiringë.

Dyshohet se 23-vjeçari ka konsumuar lëndë narkotike.

Njoftimi i policisë:

Informacion paraprak

Më datë 13.12.2017, Salla Operative Vlorë është njoftuar nga një telefonatë se në lagjen ”4 Heronjtë”, në një godinë të braktisur ndodhet një shtetas i pajetë.

Shërbimet e Policisë dhe Grupi hetimor kanë shkuar menjëherë pranë vendit të ngjarjes dhe kanë konstatuar se në një godinë të braktisur ndodhej i shtrirë dhe i pajetë shtetasi E.D., 23 vjeç.

Dyshohet që shtetasi të ketë konsumuar lëndë narkotike pasi nga keqyrja paraprake e kufomës, është konstatuar në pjesën e barkut një shiringë.

Për këtë shtetas familjarët ditën e sotme kanë njoftuar në Polici se shtetasi E.D., është larguar nga banesa.

Trupi është transportuar në morgun e spitalit Vlorë për të kryer ekspertizën mjeko- ligjore, për të përcaktuar shkakun e saktë të humbjes së jetës.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethaneve të ngjarjes.