Një trup i pajetë është gjetur mëngjesin e sotëm në portin e Durrësit.

Mësohet se bëhet fjalë për një person të mbytur në vendin e njohur si ish-kantieri detar.

Policia dhe polumbarët kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe aktualisht po bëjnë të mundur nxjerrjen nga uji të trupit të pajetë.

Dyshohet se viktima është një punëtor, i identifikuar si shtetasi Xhelal Skënderi.