Një 58-vjeçar është gjendur pa ndjenja dhe në gjendje të rëndë në Butrint. Bëhet fjalë për shtetasin Selim Rakipi, 58 vjeç, i cili dyshohet se ka mbetur i plagosur pasi ka rrëshqitur gjatë punës në sektorin e midhjeve.

I plagosuri është transportuar fillimisht në Urgjencën e Sarandës ku ka marrë ndihmën e parë. Sipas bluzave të bardha 58-vjeçari ka pësuar politraumë, fraktura të rënda në kokë dhe hematoma.

Më pas për shkak të gjendjes së rënduar ai është transportuar me helikopter në spitalin e Traumës në kryeqytet. Sipas BalkanWeb, i plagosuri ka mbërritur i pavetëdijshëm dhe i lidhur me një pompë oksigjenimi.