Gjykata e Krimeve të Rënda ka refuzuar kërkesën e ndryshimit të masës së sigurisë "arrest me burg", për dy ish deputetet e Partisë Socialiste, Arben Ndoka dhe Arben Çuko.

Më herët, dy ish deputetët kishin kërkuar zbutje të masës së sigurisë.

Ndërkohë avokati i Arben Ndokës, Maks Haxhia, ka thënë se ka apeluar vendimin për sekuestron e pronave në emër të familjes Ndoka, sipas të cilit nuk ka asnjë metër tokë në emër të Arben Ndokës.