Dy persona janë arrestuar në Durrës pasi kanë kundërshtuar, ofenduar edhe goditur efektivët e policisë.

“Më datë 05.12.2018 22-vjeçari M.Ç., banues në Durrës, në lagjen nr. 1 të qytetit, nuk i është bindur urdhrit të policisë për të ndaluar mjetin, si dhe ka goditur e ofenduar punonjësit e policisë.

Më datë 05.12.2018, shtetasi K.D., vjeç 39, banues në Durrës, gjatë shoqërimit në polici për konflikt në familje, ka kundërshtuar dhe goditur punonjësit e policisë,” thuhet në njofim.

Dy të arrestuarit akuzohen për veprën penale të parashikuar sipas nenit 236/2 të Kodit Penal.