Policia greke ka zbuluar një rrjet ku ishin të përfshirë edhe oficerët greke, të cilët i lëshonin karta identiteti dhe pasaporta të falsifikuara kriminelëve shqiptarë, në pritje të urdhër arresteve.

Sipas medieve greke, në këtë rrjet ishin të përfshirë gjithsej 33 persona, 6 oficerë policie, 15 individë grekë dhe 12 të huaj.

Oficerët e policisë që shërbenin në policinë të Atikës ngritën “fabrikën e falsifikimit” të kriminelëve shqiptarë nga dhjetori 2016 deri në mars 2018 dhe ishin aktivë në lëshimin e kartave të identitetit grek dhe pasaportave kriminelëve.

Tarifa për secilën letërnjoftim dhe pasaportë greke varionte nga 5000 deri në 40,000 euro për secilin rast.

Hetimi zbuloi se oficerët e policisë  kishin “pastruar” 12 raste të të huajve, tetë prej të cilëve ishin kapur nga policia dhe katër të tjerat ishin arrestuar nga autoritetet e huaja, në Francë, Spanjë, Bullgari dhe Holandë për përfshirje në organizata kriminale, trafik droge, plaçkitje dhe vjedhje, ndërsa të tjerët u arrestuan nga autoritetet greke dhe u dorëzuan autoriteteve italiane dhe moldave ndërsa ishin në pritje të urdhër-arresteve evropiane për trafik droge, raporton “Ora News”.

Kështu, me lëshimin e kartave të identitetit dhe pasaportave, pagëzoheshin qytetarë “grekë”. Më pas ata lëviznin të lirë, me një të kaluar “të pastër” dhe pa vepra penale.