Kishte shkuar për pushime nga Italia në Zvicër, por fatkeqësisht ka humbur jetën. Një grua 43-vjeçare shqiptare ishte në pushime së bashku me familjen e saj, por të martën ajo humbi jetën në Lavertezzo, Kantoni Ticino.

Gruaja që ndërroi jetë është Elvis Fistha dhe jetonte në Cadorago. Ajo është tërhequr nga rryma e lumit Verzasca, pranë urës romake.

Anëtarët e familjes kanë lajmëruar autoritetet, dhe ajo është dërguar me helikopter në spital, por nuk ka mundur të shpëtojë.

Agjentët policorë, zjarrfikësit, dhe shpëtuesit ishin angazhuar për të shpëtuar gruan shqiptare, e cila kishte 15 vjet që jetonte në Itali, ku edhe ishte e martuar. 

Ky lum është i njohur për rrymat e forta dhe në vitin 1975 rreth 30 veta kanë vdekur në këtë zonë.