Persona të paidentifikuar kanë hapur zjarr rreth orës 01:00 të kësaj të marte në drejtim të një shtëpie në Selenicë të Vlorës.

Policia njofton se në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë zjarri në pjesën e jashtme të murit të banesës së 26 vjeçarit Xh.M, në Selenicë.

Nga të shtënat fatmirësisht nuk ka persona të lënduar. Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor që po kryen veprimet e mëtejshme për identifikimin dhe kapjen e autorit.