Një 63-vjeçar ka denoncuar në polici një shtetas pasi i ka djegur disa rrënjë ullinj nga pakujdesia në fshatin Koxhas në Shijak, dy ditë më parë.

Policia njofton se gjatë ditës së djeshme janë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin A.H., banues në Koxhas.

Sipas burimeve zyrtare, më datë 16.09.2018, duke djegur disa mbeturina, shtetasit të mësipërm i ka dalë zjarri nga kontrolli dhe ka shkaktuar djegien e ullinjve të shtetasit D.G., vjeç 63, banues në fshatin Koxhas.

Shtetasi A.H., akuzohet për veprën penale "Shkatërrim i pronës nga pakujdesia", e parashikuar nga neni 161 i Kodit Penal.