Një 60-vjeçar është arrestuar nga policia e Memaliajt, pasi në afërsi të stanit të tij, në një zonë të pyllëzuar në fshatin Vasjar, u gjetën të kultivuar disa fidanë narkotikë.

Policia bën me dije se në pranga u vu shtetasi me iniciale M.Sh., i cili akuzohet për kultivim të lëndëve narkotike.

”Shërbimet e Stacionit të Policisë Memaliaj, në vijim të kontrollit të territorit për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike, kanë bërë arrestimin e shtetasit M. Sh., 60 vjeç, banues në fshatin Vasjar, Memaliaj, pasi në afërsi të stanit të tij, në një zonë të pyllëzuar në fshatin Vasjar, u gjetën të kultivuar disa fidanë narkotikë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet në ngarkim të shtetasit të mësipërm i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.