Një 33-vjeçare në Durrës ka denoncuar në polici se i kanë vjedhur çantën.

Sipas kallëzimit të shtetases A.A., banuese në Durrës, ngjarja ka ndodhur më datë 18.03.2018, në lagjen nr.17/1.

Një person i paidentifikuar ende, i ka marrë çantën nga dora, ku kishte një shumë lekësh dhe një palë syze dielli.

Pas denoncimit, policia ka nisur punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.