I veshur si polic bëri "kërdinë" në Kuçovë duke u marrë lekë qytetarëve, kapet mashtruesi

10/04/2020 - 09:57

Prezantohej si shef policie dhe u bënte presion qytetarëve për t’i marrë para dhe sende, duke shfrytëzuar edhe situatën e krijuar nga virusi COVID-19, por identifikohet dhe arrestohet nga Policia.

Specialistët për Hetimin e Krimit, pas informacioneve që dispononin se një shtetas prezantohej si shef policie dhe me atë të presionit iu merrte qytetarëve lekë e sende të tjera, kanë organizuar punën dhe kanë bërë të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin e shtetasit Ismet Hada, 43 vjeç, banues në fshatin Mbrakull, Poliçan.

Nga veprimet e kryera rezultoi se ky shtetas, në zonën e Lapardhasë, duke u prezantuar si punonjës policie dhe me anë të presionit i ka marre një shumë parash shtetasit R. K., banues në Lapardha, me pretendimin se po e falte që kishte thyer karantinën.

Gjithashtu, po me anë të mashtrimit dhe presionit, i ka marrë shtetasit P. B., një aparat telefon, për ta falur që kishte thyer karantinën.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale" Vjedhja ne anë të mashtrimit" dhe "Përvetësim i titullit dhe detyrës shtetërore".

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Detaje të reja janë bërë me dije nga ngjarja  e rëndë që u regjistrua sot në bashkinë  e Veut të Dejës, ku 27-vjeçari Gjin Ndoji u gjet i

Ndalohet njëri nga autorët e dyshuar të ngjarjeve të ndodhura më datë 01.08.2020 dhe më datë 08.08.2020, pranë një hoteli në fshatin Tush

Një i mitur ka shkuar i vdekur në spitalin e Sarandës.

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në Shkodër, ku person është gjetur i vrarë me armë zjarri.

Një 32-vjeçar ka pësuar dëmtime fizike teksa punonte për ndërtimin e rrugës Gusmar-Kuç.

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në Tiranë.

Në fshatin Vranisht të Himarës, dy vëllezër kanë goditur fizikisht me sende të forta 3 punonjës të policisë, pasi këta të fundit shkuan p

Policia e Shtetit bën të ditur se ka arrestuar dy autorët e dyshuar si vrasësit e Rigers Runajt në Elbasan.

Një pushues 64-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në Durrës, pasi dyshohet se ka pësuar atak kardiak.