Një 28-vjeçar me iniciale L.B është gjetur i mbytur në një kanal vaditës afër banesës së tij në fshatin Kullaj të Shkodrës.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 07.12.2019, rreth orës 22.30, nga familjaret e tij është  gjetur i mbytur në ujë në një kanal vaditës afër banesës së tij në fshatin Kullaj, Shkodër, shtetasi L.B., 28 vjeç, i cili ishte  larguar nga banesa para disa ditëve dhe vuante nga depresioni. Nga këqyrja paraprake  nuk janë konstatuar shenja dhune dhe shkaku i vdekjes dyshohet nga mbytja në ujë.