Dy të rinj janë ekzekutuar pasditen e sotme në lagjen “Loni Dhamo” të Lushnjës, pas një atentati ndaj tyre.

Zamir Latifi, 27 vjeç, mësohet se është njëri prej viktimave, ndërsa ende nuk është identifikuar personi tjetër.

Nga hetimet e para raportohet se dy viktimat kanë qenë pranë një lokali, kur pranë tyre ka ardhur një makinë nga e cila është qëlluar me armë zjarri.

Një nga të plagosurit është Xhulio Sh., nipi i Aldo Bares, ish­-kapo i bandës së Lushnjes i cili vuan dënimin me burgim të përjetshëm në një nga burgjet e sigurisë së lartë.

Ndërkohë, viktimat janë miq të familjes së Aldo Bares.

Forca të shumta policore janë angazhuar për të kapur autorët, duke ngritur edhe postoblloqe në rrugët dalëse të qytetit.