Policia identifikon viktimën që humbi jetën mbrëmjen e së martës, pasi ra nga një ndertese në Currila.

Ai eshte 62-vjeçari Thoma Rusa. dhe sipas policisë së Durrësit ai eshte rrezuar aksidentalisht.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Informacion paraprak 

Më datë 28.01.2020, rreth orës 23:30, në një ndërtesë është rrëzuar aksidentalisht,shtetasi Th.R., 62 vjeç, banues në Durrës, ku për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.