Interpol publikon listën e më të kërkuarve, mes tyre dy shqiptarë

11/06/2019 - 15:38

Policia ndërkombëtare ka publikuar fotografi të kriminelëve, të cilët janë shpallur në kërkim. Interpol ka publikuar gjithsej 7 fotografi, të personave që janë në kërkim për krime nga më të ndryshme.

Personat, të cilëve iu janë publikuar edhe fotografitë akuzohen për krime të tilla si hedhja e mbeturinave të rrezikshme, prerja ilegale e pyjeve dhe kontrabandë e fildishit. Në listën e më të kërkuarve janë edhe 2 shqiptarë, të cilët janë vëllezër me njëri-tjetrin.

Dy vëllezërit janë identifikuar si Ergest Memo, 34 vjeç dhe Taulant Memo, 33 vjeç, të kërkuar nga Greqia për prerje ilegale në një pyll të mbrojtur. Taulant Memo është gjithashtu i kërkuar armëmbajtje pa leje.

Shtatë personat e shpallur në kërkim nga Interpoli janë:

1- Guo Qin Huang, 42 vjeç, i kërkuar nga Kina për kontrabandimin e llojeve të mbrojtura.

2-Nicholas Mweri JEFWA, 44 vjeç, i kërkuar nga Kenia për trajtimin ilegal të kafshëve të egra dhe aktivitetit të organizuar kriminal.

3-Samuel Bakari JEFWA, 29 vjeç, i kërkuar nga Kenia për trajtimin ilegal të kafshëve të egra dhe aktivitetit të organizuar kriminal.

4-Ergest MEMO, 34 vjeç, i kërkuar nga Greqia për prerje ilegale në një pyll të mbrojtur.

5-Taulant MEMO, 33 vjeç, i kërkuar nga Greqia për prerje ilegale në një pyll të mbrojtur dhe për mbajtjen ilegale të një arme.

6-Bhekumusa Mawillis SHIBA, 39 vjeç, i kërkuar nga Esëatini për veprat e kafshëve të egra.

7-Muk Nam WONG, 62, i kërkuar nga Kina për kontrabandimin e llojeve të mbrojtura dhe produkteve të tyre të prejardhura.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Gjendet nga peshkarexhat trupi i pajetë i 18-vjeçarit nga Kruja që u mbyt të dielën në zonën e “Ranës së Hedhun” në Shëngjin. 

Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Itali, është arrestuar në Shkodër nga policia pas informacioneve të marra rreth vendndod

Autoritetet daneze të hetimit si vend lider i këtij hetimi, bashkëpunuan me Prokurorinë e Krimeve të Rënda në Tiranë dhe Departamentin e

Policia italiane ka arrestuar disa shqiptarë që akuzohen për shfrytëzim të grave për punë në mënyrë të paligjshme në Itali.

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave pranë ministrisë së Brendshme në bashkëpunim me prokurorinë kanë arrestuar punonjësin e po

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Peqin, arrestuan në flagrancë shtetasin B.H., 30 vjeç, banues në Peqin.

Dëmtohet gjatë punimeve të instalimit të statujës së Redonit, një punonjës 38-vjeçar nga Durrësi.

Rëndohet bilanci i viktimave që humbin jetën gjatë këtij sezoni turistik.

Policia ka arrestuar në flagrancë një 60-vjeçar në Memaliaj pasi u kap duke kultivuar fidanë kanabisi.

Një 26-vjeçare ka ndërruar jetë para pak minutash pasi ka goditur nga pas një trajler.