Policia e Bolzanos në Vipiteno ka arrestuar 3 shqiptarë banorë në Piza e Foggia, të akuzuar për trafik të lëndëve narkotike.

Shqiptarët e prangosur, të cilët i përkasin moshave 39, 29 dhe 23 vjeç, kanë trafikuar gjithsej 12 kilogramë kokainë.

Hetuesit italianë zbuluan se origjina e drogës që posedonin shqiptarët ishte holandeze, ndërsa po hetohet se ku do të dërgohej lënda narkotike, shkruajnë mediat italiane.

Kokaina ishte e ndarë në 10 pako, 9 në celofan dhe një e mbështjellë me një çorap. Në rast se droga e kapur do të shitej në treg, do të sillte fitime prej 3 milionë euro.