Një sasi prej 76 kilogramë është sekuestruar në afërsi të Igumenicës. Bëhet me dije se pranë kufirit greko-shqiptar, në Trikorifo u gjet e braktisur sasia e drogës e llojit marijuanë.

Droga prej 76 kilogramë e 310 gram është gjetur në tre çanta e braktisur pasditen e djeshme.

Dyshohet se trafikantët kanë braktisur lëndën narkotike sapo kanë pikasur policinë. Vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.