Një furgon u bllokua këtë të mërkurë në Qafë-Thanë, pas dyshimeve se brenda tij fshihej lëndë narkotike. Mjeti u dërgua për kontroll në Policinë e Elbasanit, ku rezultoi se në shasinë e tij fshiheshin rreth 200 kilogramë kanabis.

Furgoni, i cili dyshohet se ishte nisur drejt Maqedonisë, u kap gjatë një operacioni të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë dhe Policisë së Elbasanit.

Autoritetet policore mësohet se kishin informacion të rezervuar nga Antidroga, ndaj dhe e bllokuan mjetin në ecje e sipër, në rrugën nacionale Elbasan-Qafë Thanë. Për ngjarjen janë shoqëruar disa persona.