Një 42-vjeçar nga Tepelena ka rënë në prangat e policisë për shkak se është kapur me 46 kg drogë të llojit kanabis, si dhe disa fidanë po kanabis të mbjellur.

I arrestuari është A.Z, banues në Vlorë dhe ka rënë në prangat në saj të operacionit të koduar "Kanionet". Nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij në fshatin Nivicë, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale rreth 46 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa, si dhe në oborr dhe në afërsi të banesës u gjetën disa kubikë ku ishin  kultivuar fara kanabis .

42-vjeçari do të përballet me akuzat për veprat penale: penale "Kultivim i bimëve narkotike" dhe "Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike".