Nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve  u arrestua në flagrancë një shpërndarës kanabisi në Durrës.

Në pranga ra shtetasi B.H., 37 vjeç, banues në Durrës.

Shërbimet e Policisë Durrës gjatë kontrollit fizik ndaj këtij shtetasi, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 32 gramë lëndë narkotike e llojit cannabis sativa.

Dyshohet se ai do ta shpërndante lëndën narkotike në doza të vogla.