Një pikë këmbimi valutor në Durrës ka denoncuar në polici një shtetas, i cili kishte këmbyer 100 euro false.

Pas denoncimit, seksioni kundër krimit ekonomik e financiar njofton se ka referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin S.T., vjeç 58, banues në Durrës.

“Dyshohet se në lagjen nr. 11, në pikën e këmbimit valutor të shtetases E.B., vjeçe 30, banuese në Durrës, ka shkëmbyer dy kartëmonedha 50 euro që dyshohet se janë të falsifikuara. Neni 183 i Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e bluve.