Një 38-vjeçar nga Durrësi është kanosur në lagjen nr.2 të qytetit bregdetar nga një 60-vjeçar po nga Durrësi.

Burime policore bëjnë të ditur se konfrontimi verbal mes shtetasit H.S. 60 vjeç dhe G.E. 38 vjeç ka degjeneruar deri në kërcënime.

38-vjeçari ka denoncuar rastin në polici, ndërkohë që çështja në ngarkim të shtetasit H.S. i akuzuar për veprën penale “Kanosja” i ka kaluar tashmë për shqyrtim Prokurorisë.