Gazetarja Klodiana Lala zbulon sesi një grup kriminal ka vjedhur brenda një nate makinën e një gjyqtari, e ka përdorur atë në një ngjarje kriminale dhe më pas e ka kthyer sërish në banesë.

Lala njofton në rrjetet sociale, se makina e gjyqtarit të shkallës së parë, është vjedhur nga persona të paidentifikuar të cilët e kanë përdorur makinën në një ngjarje kriminale dhe më pas e kanë kthyer sërish. 

Ngjarja që duket si skenar filmi është zbuluar nga Policia, që më pas ka kontrolluar edhe shtëpinë e gjyqtarit, të cilin Lala nuk e ka zbuluar me emër, që nuk ka patur asnjë dijeni për atë që ka ndodhur në banesën e tij brenda një nate.

Denoncimi i plotë i Klodiana Lalës:

Policia troket ne dyert e nje gjyqtari te shkalles se pare. Me argumentin se i kane vjedhur makinen policia i kontrollon imtesisht shtepine. Gjyqtari nuk kishte asnje dijeni qe i ishte vjedhur makina. Por doli ne fakt qe mjetin ja kishin vjedhur, ja kishin perdorur ne nje ngjarje dhe ja kishin kthyer prape. Kjo e gjitha brenda nates. Ngjarja eshte me fakte te verteta. Por ama me duket se skenar filmi.