Një shqiptar është vënë në prangat e policisë italiane, pasi në pjesën e motorit të makinës kishte fshehur një sasi droge të llojit marijuanë dhe kokainë.

Pas konstatimit të drogës, autoritetet kryen menjëherë arrestimin e 32-vjeçarit shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije.

Gjatë kontrolleve, autoritetet italiane gjetën të fshehur në pjesën e motorit të makinës 2.5 kg marijuanë, ndërsa në pjesën e sediljeve shqiptari kishte fshehur 70 gram kokainë të pastër. Ai është dërguar në paraburgim dhe në ditët në vijim pritet të jepet vendimi për shqiptarin e arrestuar.