Një 30-vjeçar në Durrës ka rënë në prangat e policisë pasi akuzohet për veprën penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve”.

“Shërbimet në Stacionin e Policisë Plazh, në vijim të kontrolleve ndaj personave që lëvizin me sende të kundraligjshme, kanë ndaluar në lagjen nr.13, shtetasin A. I., 30 vjeç ku gjatë kontrollit fizik, iu gjet një sasi lëndë narkotike marjiuanë dhe një grirëse.

Gjatë kontrollit në banesën e tij shërbimet e Policisë, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi prej 48 gr. lëndë narkotike e dyshuar marjiuanë.”, njoftojnë burmiet zyrtare.

Mësohet se në vijim të veprimeve, u arrestua në flagrancë shtetasi A. I., 30 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.