Policia ka proceduar penalisht 35-vjeçaren A.S, e cila dyshohet se duke ushtruar postin e shefes së financës pranë shoqërisë të Ujësjellës-Kanalizime në Librazhd ka konsumuar veprën penale të “vjedhjes” dhe të “Shpërdorimit të detyrës” .

NJOFTIMI I POLICISË

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan  proceduan penalisht në gjendje të lirë, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe ” Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”, shtetasen:

A.S., 35 vjeçe, banuese në Librazhd, me profesion shefe finance pranë shoqërisë të Ujësjellës Kanalizimeve, dega Librazhd, pasi dyshohet se ka abuzuar me fonde të kësaj shoqërie.