Një 25-vjeçar është arrestuar në Durrës, pasi ka kundërshtuar punonjësin e Policisë për shkak të detyrës.

Në pranga ra A. Myshketa 25 vjeç, banues në Durrës.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 11, ku Myshketa ka kundërshtuar me dhunë për shkak të detyrës punonjësin e Policisë së Rendit Publik.

Ai akuzohet për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.