Lushnja është tronditur sot nga një krim i trefishtë. Dy të rinj janë ekzekutuar shumë pranë Komisariatit të Lushnjës, ndërsa një i tretë është plagosur rëndë dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

Viktima e dytë është Jurgen Hoxha, 23 vjeç nga Lushnja, djali i një biznesmeni, ndërkohë që më herët u identifikua viktima tjetër, që ishte 27-vjeçari Zamir Latifi.

Sipas disa burimeve, i plagosur ka mbetur nipi i Aldo Bares, Xhulio Sh., ndërkohë që dy viktimat njiheshin si miq të familjes Bare.